Kërkohet nga SPAK për 7 vepra penale, Shqipëria i kërkon zyrtarisht Francës ekstradimin e Ermal Beqirit, ja pasuritë…

Kërkohet nga SPAK për 7 vepra penale, Shqipëria i kërkon zyrtarisht Francës ekstradimin e Ermal Beqirit, ja pasuritë…

Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri autoriteteve franceze. Burime për mediat pranë Prokurorisë së Posaçme kanë bërë me dije se SPAK i ka kërkuar ministrisë të dërgojë kërkesën e ekstradimit te autoritetet ligjzbatuese franceze. Po ashtu bashkë me kërkesën për ekstradim është vendosur edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila kujtojmë se ka caktuar ndaj Beqirit masën e sigurisë “arrest në burg”, si një person i dyshuar për kryerjen e 7 veprave penale. Konkretisht Ermal Beqiraj kërkohet nga SPAK në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHI-t. Ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,...