“Kaq mirë sillen të burgosurit që nuk kalojnë në regjim të ashpër?”/ Ministri Gogu për “41 biss”: Do aplikohet nëse fuqizojnë strukturat kriminale
Gjatë një konference për shtyp me gazetarët, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka komentuar mbi regjimin e ashpër në burgje, duke theksuar se kjo masë do të aplikohet në rastet kur të dënuarit përfshihen në aktivitete kriminale brenda institucioneve. I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, nëse në Shqipëri ka mungesë të rasteve që justifikojnë këtë regjim, ministri u përgjigj se situata vlerësohet rast pas rasti. Sipas Gogut, nëse ka të dënuar që kontribuojnë në fuqizimin e strukturave kriminale brenda burgjeve, autoritetet nuk do të hezitojnë të përdorin masat e parashikuara me ligj. “Nëse ka të dënuar të cilët kontribuojnë brenda institucioneve në fuqizimin e strukturave kriminale, s’do hezitohet për të ushtruar këtë masë për të cilën është krijuar”, u shpreh Gogu. Po...
Burimi:
top-channel.tv