“Kapeni këtë!”/ U lirua sot nga qelia, protestuesi Albion Nikolli: Na dhunuan të prangosur në makinë policë civilë!
Albion Nikolli, një nga protestuesit e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Kuvendit, është liruar këtë të shtunë pas disa ditësh qëndrimi në komisariat. Në një prononcim për mediat Nikolli pretendoi se ai dhe protestues të tjerë janë dhunuar nga efektivët e policisë gjatë arrestimit dhe më pas në ambientet e policisë. Sipas tij, ngjarja nisi rreth orës 14:00, kur aikërkonte informacion mbi një protestues të ndaluar. “Shkuam në polici për të marrë informacion për një protestues të arrestuar. Na thanë se nuk kishin informacion dhe të largoheshim. Në momentin që po largoheshim, u dha urdhri ‘Kapeni këtë!’ dhe disa prej nesh u arrestuam. Arrestimi ishte i dhunshëm. Na goditën, megjithëse nuk bëmë asnjë rezistencë dhe i pyetëm pse po përdorej dhunë ndaj...
Burimi:
sot.com.al