“Kam reflektuar, i kuptoj protestuesit”/ Dy muaj tubim në Shqipëri, Rama: Pasqyrë për atë çfarë duhet të rishqyrtojmë

“Kam reflektuar, i kuptoj protestuesit”/ Dy muaj tubim në Shqipëri, Rama: Pasqyrë për atë çfarë duhet të rishqyrtojmë

Teksa vendi është përfshirë nga protestat prej dy muajsh, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i komentojë gjatë një interviste për “Channel 4”. Rama deklaroi se ka reflektuar për protestën që vijon prej 2 muajsh përpara Kryeministrisë dhe se i kupton protestuesit. Gazetarja: Faleminderit shumë, zoti Kryeministër, që na pritët. Protestuesit kanë gati 60 ditë që protestojnë. Si ndiheni kur protestuesit janë jashtë zyrës suaj natë pas nate? Edi Rama: Është diçka e mrekullueshme për vendin, për shoqërinë, sepse në të njëjtin bulevard, jo shumë kohë më parë, rreth 15 vite më parë, njerëz u vranë me plumba të vërtetë ndërsa protestonin paqësisht. Kam reflektuar shumë mbi këtë protestë dhe kam arritur në përfundimin se për njerëzit nuk bëhet fjalë për faktet, dhe me të drejtë,...