“Kam kontakte me përfaqësues ndërkombëtarë”/ Salianji:Në selinë e PD nuk hyn asnjë ambasador sepse drejtues është Saliu

“Kam kontakte me përfaqësues ndërkombëtarë”/ Salianji:Në selinë e PD nuk hyn asnjë ambasador sepse drejtues është Saliu

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur te raportet e opozitës me partnerët ndërkombëtarë dhe ndikimi që, sipas tij, ka drejtimi i Sali Berishës në këto marrëdhënie. Salianji deklaroi se e konsideron të rëndësishëm komunikimin me përfaqësuesit ndërkombëtarë, ndërsa sipas tij, PD po vuan izolimin diplomatik për shkak të Berishës. “Unë e quaj të rëndësishme që kam kontakte me përfaqësues ndërkombëtarë, ndërsa PD, për shkak të Sali Berishës, ndodhet në një situatë tjetër. Ka persona në PD që zhvillojnë takime me ndërkombëtarët, por në selinë e PD-së nuk hyn asnjë ambasador për shkak se Sali Berisha drejton partinë”, u shpreh ai. Ish-deputeti theksoi se marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë nuk duhet parë si mbështetje personale...