“Ka dy pazare në kurriz të opozitës, dhe qytetarëve”/ Salianji: Berisha po mbron marrëveshjen me aleatin e tij, Ramën
Ish-deputeti Ervin Salianji përmes një reagimi publik është shprehur se vetë deputetët e grupit parlamentar të PD kanë qenë kundër bojkotit të fundit të seancës parlamentare, dhe se ata kanë kërkuar përballje politike me Edi Ramën në Kuvend. Salianji shtoi se, megjithatë, Berisha nuk i ka lejuar të marrin pjesë “duke u fshehur pas justifikimit të frikës nga protestuesit dhe vezët, ndërsa në të vërtetë po mbron marrëveshjen e tij me Edi Ramën”. “Nëse do të kishte vullnet për opozitë, deputetët do të ishin në sallë për tu përballur me qeverinë. Frika e vërtetë është nga kërkesa gjithnjë e më e fortë e qytetarëve që Sali Berisha të largohet, pasi është shndërruar në patericën politike që e mban Edi Ramën në pushtet. Nën trysnine qytetare...
Burimi:
sot.com.al