“Ju duam si truall dhe si njerëz, nuk ju duam si shtet modern”/Integrimi në BE, reagon analisti: Shteti mbetet dallkauk
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ngre pikëpyetje të forta mbi standardet e vërteta që po aplikohen nga Brukseli. Në vend të një shtytjeje drejt modernizimit të institucioneve, duket se ky proces po kthehet në një mekanizëm legjitimues për një shtet që funksionon me rregulla feudale dhe institucione të kapura. I ftuar në nje studio televizive, analisti Enton Abilekaj u shpreh se ndërhyrjet e ndërkombëtarëve, veçanërisht në raportin e brishtë mes SPAK-ut dhe Parlamentit, kanë qenë kontradiktore. Sipas tij, kushtet e vendosura për bashkëpunimin me drejtësinë u anashkaluan papritur, duke i hapur rrugë negociatave pa kërkuar llogari për përmbushjen e tyre. Kjo qasje nga organizmat si BE dhe SHBA, të cilat u shfaqën fillimisht si garante të këtyre kushteve, po dëshmon një...
Burimi:
sot.com.al