Vijon i nxehti përvëlues, sot priten temperatura deri në 39 gradë celsius
Edhe dita e sotme, 1 gusht, do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të variojnë nga 16°C në zonat malore deri në 24°C në bregdet, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 37°C në bregdet, 39°C në zonat e ulëta dhe 33°C në zonat malore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke bërë që kushtet e motit të mbeten të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.
Burimi:
sot.com.al