“Jo mjete të vogla lundruese në det”/ Përkeqësohen kushtet hidrometeorologjike në Vlorë, njoftohen masat
Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike detare, nga ora 14:00 e datës 24 korrik deri në orën 06:00 të datës 25 korrik 2026 është ndaluar pajisja me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që do të operonin jashtë Gjirit të Vlorës, në det të hapur dhe në zonën Dhërmi–Himarë. Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe priten erëra me drejtim veri–veriperëndim me forcë 6–7 ballë (15–25 m/s), ndërsa lartësia e dallgëve do të arrijë nga 1.50 deri në 3.50 metra, duke krijuar kushte të pafavorshme për lundrim. Autoritetet u bëjnë thirrje mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që operojnë brenda Gjirit të Vlorës të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit dhe të marrin në konsideratë kushtet e përkeqësuara të motit....
Burimi:
sot.com.al