Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, vendoset pasuesi i përkohshëm i tij

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, vendoset pasuesi i përkohshëm i tij

Ndryshime të tjera ka në radhët e bluve, pasi ka dhënë dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Sipas informacioneve, Oliger Torba është komanduar drejtor i ri i Policisë së Tiranës. Ndërkohë, ende nuk dihen arsyet që sollën këtë vendim të Elton Alushit, Tashmë pritet të hapet konkurrimi për këtë pozicion, teksa veç Tiranës janë edhe katër drejtori të tjera.