Jeni terroristë! Zhupa: Duhet të zhdukeni nga jeta politike, sepse jeni e keqja e madhe e këtij vendi

Jeni terroristë! Zhupa: Duhet të zhdukeni nga jeta politike, sepse jeni e keqja e madhe e këtij vendi

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të forta dhe akuza të ashpra nga radhët e opozitës. Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, deputetja Ina Zhupa ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të mazhorancës, duke i cilësuar përfaqësuesit e saj si hajdutë, frikacakë dhe terroristë të sektorëve kyç të vendit. Teksa iu drejtua Kryetarit të Kuvendit, deputetja mori në mbrojtje qytetarët që po protestojnë prej më shumë se pesëdhjetë ditësh. Ajo theksoi se mazhoranca qeverisëse ka shkatërruar arsimin, shëndetësinë, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, duke bërë që Shqipëria të renditet e fundit në raportet evropiane dhe shumë më keq në performancë sesa në vitin 2010. Një nga momentet më të ashpra të fjalimit ishte kur deputetja justifikoi hapur goditjen me vezë ndaj...