‘Jap dorëheqjen nga qeveria pas skandalit të Zvërnecit’, Diella ‘flet’ nga protesta: Radha juaj kryeministër

‘Jap dorëheqjen nga qeveria pas skandalit të Zvërnecit’, Diella ‘flet’ nga protesta: Radha juaj kryeministër

Protestuesit ironizuan kryeministrin Edi Rama përmes ministres me Inteligjencë Artificiale. Diella u shfaq në muret e Kryeministrisë duke thënë “për shkak të skandalit të Zvërnecit, deklaroj dorëheqjen time nga qeveria shqiptare. Radha juaj kryeministër”. Ky moment u prit me thirrjet në kor nga protestuesit “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa një tjetër tha se “Ramën e braktisi edhe Diella”.