“Jam i pafajshëm”/ Tensione në gjyqin ndaj Ilir Selmanit në GJKKO, e ëma Santiago Malkos: Ma kthe djalin!

“Jam i pafajshëm”/ Tensione në gjyqin ndaj Ilir Selmanit në GJKKO, e ëma Santiago Malkos: Ma kthe djalin!

Nën masa të rrepta sigurie, është zhvilluar dje seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj Ilir Selmanit, i dënuar në shkallën e parë për përfshirje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të viteve të fundit. Seanca nisi rreth orës 14:30, ku përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme kërkuan lënien në fuqi të dënimit me 28 vite burg për Selmanin, duke e konsideruar të provuar përfshirjen e tij në ekzekutimin e Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur më 19 gusht 2019 në zonën e Porcelanit, në Tiranë. Gjatë seancës, Ilir Selmani hodhi poshtë akuzat, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me krimin për të cilin është dënuar. “Jam i pafajshëm, nuk kam asnjë...