“Ja pse ligji duhet të shfuqizohet menjëherë”/ Ina Zhupa nxjerr videon nga projektet për Zvërnecin: Betonizim, vila…
Kryetarja e komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa, publikoi një video që paraqet se si pritet të transformohet Zona e Mbrojtur e Zvërnecit sipas projektimeve të publikuara në librin “Albanian Files”, ku parashikohen tre komplekse të mëdha me vila, hotele dhe apartamente. Zhupa e cilësoi këtë si pasojë të drejtpërdrejtë të Ligjit nr. 21/2024, i cili, sipas saj, hapi rrugën për ndërtime në zonat e mbrojtura, dhe kërkoi shfuqizimin e menjëhershëm të tij. Ajo i bëri thirrje Kuvendit të fusë në rendin e ditës nismën e saj ligjore, të depozituar më 14 maj 2026, për shfuqizimin e këtij ligji, duke theksuar se vonesa e shqyrtimit bie ndesh edhe me kërkesat e Parlamentit Europian për rikthimin e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura. Ina...
Burimi:
sot.com.al