Ishte kundër lidhjes së tyre/ Italiani dhunon dhe godet me sfurk shqiptarin, i dashuri i vajzës
Një konflikt familjar i mbushur me tensione ka degjeneruar në dhunë të rëndë në Perugia, duke çuar në gjykatë si babanë e vajzës, ashtu edhe të dashurin e saj shqiptar. Sipas mediave italiane, një 54-vjeçar italian nuk e pranonte lidhjen e vajzës së tij me një 32-vjeçar me origjinë shqiptare. Mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes tyre kanë shpërthyer në një përplasje fizike të dhunshme. Prokuroria pretendon se babai e ka sulmuar të riun me grushte e shqelma dhe më pas me një mjet bujqësor (sfurk), duke i shkaktuar plagë në dorë dhe dëmtime të tjera, përfshirë edhe një frakturë në shpatull. Lëndimet janë vlerësuar me afat shërimi deri në 40 ditë. Por ngjarja nuk mbaron këtu. Edhe 32-vjeçari shqiptar ka përfunduar nën akuzë, pasi sipas hetimeve, në...
Burimi:
ntv.al