“Ishte garë e fortë, nuk dihej kush fitonte”/ Balla ironizon Berishën për referendumin e kreut të PD-së

“Ishte garë e fortë, nuk dihej kush fitonte”/ Balla ironizon Berishën për referendumin e kreut të PD-së

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka marrë fjalën e tij në Kuvend ku komentoi deklaratat e parafolësit, kreut të PD-së, Sali Berishës. Në nisje të fjalës së tij, Balla vlerësoi qëndrimin e PS-së për investimet e huaja në vend. Më tej ai ironizoi zgjedhjet për kryetar në PD, ku tha se gara ishte e fortë, ndërsa uroi Berishën për fitoren. “Nuk mund të mos e vlerësoj qëndrimin pro investimit. Një investim historic, më i madhi në historinë e Shqipërisë. Investimet e huaja janë rritur me 2.5 herë nga koha kur zotëria, urime për zgjedhjen në krye të PD-së se ishte garë e fortë dhe nuk dihej kush fitonte. Fitore të tilla u pafshim gjithmonë”, u shpreh Balla.