Ishte duke punuar në arë me babain dhe hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari

Ishte duke punuar në arë me babain dhe hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar e për t’u larë por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë. I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca, që e ka transportuar viktimën drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore. Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes. Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej...