Ish-deputetja e PS: Nuk është dhunë nëse të bëhet pak pis kostumi. Do të isha shumë e nderuar nëse do të më gjuanin me vezë
Deputetja Marjana Koçeku, e cila mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në Euronews Albania, komentoi edhe incidentet e ndodhura gjatë protestës para Parlamentit javën e kaluar, ku disa deputetë u qëlluan me vezë nga protestuesit. Ditën e sotme, Koçeku ka shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e bërë një natë më parë në emisionin “Now”, ku shkruan se nuk përbën dhunë nëse një kostum bëhet pak pis. “Nuk asht dhunë pse të bahet pak pis kostumi…”, shprehet Koçeku. Gjatë intervistës së djeshme deputetja u shprehur se do të ndihej e nderuar nëse protestuesit do ta qëllonin me vezë. Ajo tha se qytetarët nuk do të qëllonin atë si individ, por institucionin e deputetes, ndërsa theksoi se, nëse ka qytetarë të pakënaqur me punën e saj, i...
Burimi:
argjiroja.net