Irlanda dera e pasme për të hyrë në Angli, The Telegraph zbulon ofertat në TikTok të trafikantëve shqiptarë
Rrjete të trafikimit të emigrantëve po reklamojnë në rrjetet sociale një rrugë të paligjshme hyrjeje në Mbretërinë e Bashkuar përmes Dublinit, duke premtuar kalim të sigurt dhe të garantuar drejt Anglisë, raportojnë mediat britanike. Sipas një investigimi të gazetës britanike The Telegraph, së cilës i referohet Top Channel, trafikantët shfrytëzojnë mungesën e kontrolleve të pasaportave në kufirin mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Në postime të publikuara në TikTok dhe platforma të tjera, ata ofrojnë udhëtime me avion drejt Dublinit dhe më pas kalimin drejt Britanisë, kundrejt pagesave që arrijnë deri në 7 mijë paund. Çështja ka marrë vëmendje të shtuar pas sulmit me thikë të ndodhur në Belfast, ku një shtetas sudanez, i identifikuar si Hadi Alodid, akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj...
Burimi:
top-channel.tv