IOM: Shqipëria, nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

IOM: Shqipëria, nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të ri kompleks, ku Shqipëria figuron si një nga vendet më të prekura nga dinamikat e kombinuara të rënies së fertilitetit dhe emigracionit masiv të popullsisë në moshë riprodhuese. Sipas Raportit Botëror të Migracionit 2026, ndërsa Europa po kalon nëpër ndryshime të thella strukturore, rajoni ynë mbetet në qendër të një krize demografike që rrezikon të thellohet në dekadat në vijim ku Shqipëria është ndër vendet me te prekura. Raporti nënvizon se në vende si Shqipëria, Lituania, Moldavia dhe Bosnjë-Hercegovina, procesi i emigrimit po ndikon drejtpërdrejt në humbjen e lindjeve të mundshme. Ndërsa kontinenti europian ka parë rënie të numrit të qytetarëve të tij që jetojnë jashtë vendit , nga rreth 20 milionë në vitin 1990 në...