Investimi në Zvërnec, Brace: Rrethimi i bregut të detit i paligjshëm, toka është tjetërsuar nga zyrtarë të korruptuar
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar debatet e krijuara për resortin që pritet të ndërtohet në Zvërnec, që është pritur me protesta edhe në kryeqytet. Braçe e ka cilësuar si të paligjshëm shtrirjen e rrethimit të kantierit në Zvërnec deri në bregun e detit. “Unë mendoj që rrethimi në Zvërnec, i bregut të detit është tërësisht i paligjshëm sepse bregu i detit është pronë shtetërore, e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme”, tha Braçe. Por, për Braçen problemi më i rëndë është mënyra se si është tjetërsuar toka, nga fond pyjor në tokë bujqësore, sipas tij nga zyrtarë të korruptuar dhe më pas e shpërndarë në pronarë të rremë përmes ligjit 7501. “Në Zvërnec ka një problem akoma dhe më të madh që lidhet drejtpërdrejt...
Burimi:
sot.com.al