“Investimi i Kushner mund të trondisë turizmin grek në Jon”, mediat greke “vajtojnë” projektin në Zvërnec: Do jetë elitar, Korfuzi dhe Kefalonia nuk do lumturohen
Mediat greke vijojnë t’i kushtojnë vëmendje të madhe investimit në Zvërnec, duke i shfrytëzuar edhe hapësirë në edicionin e lajmeve, që konsiderohet ‘orë e shtrenjtë’. Gazetarët e kanalit STAR, kanë folur gjerësisht për këtë projekt, duke theksuar se është një investim që do të sjellë një zhvillim shumë të madh dhe pozitiv për Shqipërinë, dhe se nga ana tjetër kjo nuk do të jetë në favor të Greqisë. Gazetari Ilia Papanikolau thotë se ishujt e Kefalonisë apo Korfuzi nuk duhet të jenë aspak të kënaqur me këtë investim, pasi do të marrë turistët që deri tani zgjedhin këto vende. “Bëhet fjalë për dy milionë e gjysmë metra katrorë. Për ta kuptuar, 150 herë sa Kopshti Kombëtar (në Greqi). Flitet për zonën e Zvërnecit dhe Pishë...
Burimi:
top-channel.tv