Investigimi/ Igli Tare nga fusha e futbollit, biznesmen ndërtimi e energjie me firmë të Belinda Ballukut
E pra miliarda euro dhe miliona metra katrorë të shqiptarëve të grabitura për rrugë që shemben dhe privatizim i sektorit më strategjik të vendit, atë energjitik. Në emisionet e kaluara kemi trajtuar hollësisht një auditim të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë Fier. Audituesit e KLSH-së kishin analizuar kontratat e qirasë të lidhura nga Bashkia Fier me disa subjekte private dhe kishin rezultuar në shkelje flagrante të ligjit. Plug analizoi këto kontrata dhe sigurisht toka e fermerëve të Fierit tashmë iu dha një grupi klientësh pranë qeverisë për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. E nuk ishin personazhe anonim por të lidhur ngushtësisht me Belinda Ballukun si 4 AM e Ardit Metaliaj, 2T e vëllait të Gramoz Sakos, vajzës së Fatmir Xhafaj etj....
Burimi:
sot.com.al