Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për varrimin e të atit
Ilir Meta është nxjerrë mëngjesin e kësaj të marte nga “313”, për t’u shoqëruar drejt fshatit Çepan, ku do t’i japë lamtumirën e fundit të atit të tij, Rexhep Meta. Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja Anila Hoxha, Meta ka dalë nga burgu në orën 07:00 të mëngjesit, nën masa të posaçme sigurie dhe i shoqëruar nga Policia e Burgjeve. Ish-presidenti do të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në vendlindjen e familjes së tij, në Çepan të Skraparit, ku familjarë, të afërm dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit Rexhep Metës. Sipas burimeve, pas përfundimit të ceremonisë mortore, Ilir Meta do të rikthehet sërish në burg mbrëmjen e sotme. Ndërkohë, autoritetet i kanë dhënë leje edhe për ditën e nesërme,...
Burimi:
top-channel.tv