Ilir Meta lë burgun për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait

Ilir Meta lë burgun për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lënë ambientet e burgut “313” nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve. Në orën 07:00 të mëngjesit, Meta është nisur drejt fshatit Çepan, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë një ditë më parë. Leja e përkohshme është dhënë për t’i mundësuar pjesëmarrjen në ceremoninë mortore familjare, ndërsa gjatë gjithë kohës ai shoqërohet nga efektivë të Policisë së Burgjeve, sipas procedurave ligjore në fuqi.