I paraburgosuri kapet me iPhone në ambientet e qelisë, sekuestrohen edhe dy aparate të tjerë telefonikë në IEVP Durrës

I paraburgosuri kapet me iPhone në ambientet e qelisë, sekuestrohen edhe dy aparate të tjerë telefonikë në IEVP Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion të befasishëm në burgun e Durrësit, me synim goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucionit. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga strukturat operative dhe analizës së riskut. Kontrolli u realizua në orët e para të mëngjesit. Gjatë ndërhyrjes u ushtruan kontrolle të imtësishme si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme të institucionit. Autoritetet bënë të ditur se u sekuestruan tre celularë të tipit “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë. Njëri prej tyre u gjet në posedim të një të paraburgosuri me inicialet B.G., ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan në ambientet e institucionit pa autor të identifikuar. Menjëherë pas konstatimeve, u...