I kërkuar për trafik ndërkombëtar droge dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Italia Sueld Elezi
Tre persona janë ekstraduar nga dhe drejt Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit. Nga Italia në Shqipëri u ekstradua Sueld Elezi, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Sipas autoriteteve, ai akuzohet për trafikimin e 2 kg kokainë në vitin 2020 dhe 932 kg kokainë gjatë vitit 2021 në Itali. Ndërkohë, nga Shqipëria u ekstradua drejt Gjermanisë Roy Garin, 43 vjeç, banues në Izrael, i kërkuar për “organizatë kriminale” dhe “mashtrim me shuma të mëdha” në 33 raste. Po ashtu, drejt Mbretërisë së Bashkuar u ekstradua edhe Altin Shehu, 34 vjeç, i kërkuar nga autoritetet britanike për veprën penale të vrasjes Top Channel
Burimi:
top-channel.tv