I kërkuar në Zvicër për vrasje të mbetur në tentativë, Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg shtetasin turk

I kërkuar në Zvicër për vrasje të mbetur në tentativë, Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg shtetasin turk

Gjykata e Tiranës la nën arrest në burg shtetasin turk Barkay Gulbas, i cili është prangosur afro një muaj më parë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar. Vendimi, siç raporton Anila Hoxha, u dha nga dhoma penale në një seancë me dyer të mbyllura. Gulbas kërkohet nga Zvicra për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. I dyshuari, sipas burimeve, kërkoi rrëzimin e kërkesës së prokurorit të çështjes, Francesk Ganaj, me pretendimin që duhet të kthehej në vendin e tij, në Turqi. Kërkesa e të dyshuarit u refuzua nga gjyqtari i gatshëm, i cili shpalli arrest në burg. Gulbas u arrestua më 10.07.2026 dhe ndaj tij fillimisht u caktua nga gjykata arrest me afat 40-ditor. Teksa Ministria e Drejtësisë në shtetin zvicerian ka konfirmuar vullnetin për...