“I kanë dalë skandalet në dritë!”/ Protestat kundër qeverisë, aktivisti: Rama të ikë një orë e më parë!
Aktivisti Andi Tepelena ka komentuar vijimin e protestave qytetare në Tiranë, duke kundërshtuar zërat se numri i pjesëmarrësve është ulur, pasi, sipas tij, protesta ka ruajtur qëndrueshmërinë. “Thonë se numrat e protestuesve janë tkurrur, por nuk është e tillë. Numrat janë të qëndrueshëm. Njerëzit vijnë çdo ditë, të rinj, familjarë. Jemi brenda pritshmërisë. Një herë në javë, e shtuna është protestë kombëtare, ku marrin pjesë edhe nga trevat, diaspora”, tha ai. Tepelena tha se tashmë skandalet e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, të cilit iu referua si “Mbreti”, kanë dalë në dritë të diellit dhe para shqiptarëve. “Skandalet e kësaj qeverie po dalin në dritë të diellit dhe para shqiptarëve. Do e çmontojmë deri në pikën e fundit. “Mbreti” tashmë është lakuriq. Dhe një nga...
Burimi:
sot.com.al