I drejtoi armën policisë, djali i ish-deputetit të PD-së lihet në burg, njihet me masën e sigurisë nga Trauma
23-vjeçari Amadeo Fufi, i cili u arrestua nga policia në Mamurras, pasi shoqëronte një person në kërkim dhe i drejtoi armën efektivëve blu, do të qëndrojë në burg. Djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi, u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Delvijot Lusha pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e Amadeo Fufit dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Shtetit”. Ndërsa 23-vjeçari Leonard Dema u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim pas plagosjes gjatë aksionit të policisë. Gjykata vendosi...
Burimi:
top-channel.tv