I dënuar në Itali me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, 48-vjeçari arrestohet në Tiranë për t’u ekstraduar

I dënuar në Itali me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, 48-vjeçari arrestohet në Tiranë për t’u ekstraduar

Arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 48-vjeçari Bekim Nikolli, i dënuar me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim. Arrestimi u krye në zonën e Institutit Bujqësor. Sipas autoriteteve italiane, Nikolli, në bashkëpunim me persona të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion gra dhe vajza të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Ai dyshohet gjithashtu se ushtronte dhunë ndaj tyre për të maksimizuar fitimet dhe për t’i mbajtur nën kontroll. Njoftimi i plotë i policisë: Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet FAST Albania dhe FAST Itali, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, “FAST Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, në zonën e...