Hyri të grabiste një zyrë financiare me pistoletë lodër, arrestohet 23-vjeçari
Një 23-vjeçar ka tentuar të grabisë me pistoletë lodër në Shkozë. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se autori i dyshuar ka kërcënuar personat në një zyrë financiare. “Tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë, duke i kërcënuar punonjësit me një send në dukje armë zjarri (por plastike), por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, autori u neutralizua dhe u vu në pranga. Sekuestrohet sendi i përdorur gjatë tentativës, i dyshuar si armë zjarri (por plastike). Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte hyrë në ambientet e një subjekti për transferta parash dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohej se ishte armë zjarri, kishte tentuar të vidhte një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1...
Burimi:
top-channel.tv