Huaja 302 mln $ nga SHBA/ Bardhi-Ballës: Ku është marrëveshja? Qeveria dështoi për detyrimet ndaj NATO-s

Huaja 302 mln $ nga SHBA/ Bardhi-Ballës: Ku është marrëveshja? Qeveria dështoi për detyrimet ndaj NATO-s

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, borxhin prej 302 milionë dollarë nga SHBA  e ka cilësuar si marrëveshje historike që Kuvendi pritet të ratifikojë në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF). Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se marrëveshja e huasë me vlerë 302 milionë dollarë amerikanë përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe përforcon partneritetin strategjik me SHBA-në. Sipas tij, financimi do të përdoret për Forcat e Armatosura dhe do të disbursohet gradualisht për nevoja konkrete, ndërsa kredia ka një afat shlyerjeje deri në 12 vjet. Por, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën socialiste dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për mungesë transparence dhe shkelje të Kushtetutës...