Hita mbledh drejtorët e DVP-ve në takim, kryepolici: Të rritet prania në terren dhe efikasiteti i shërbimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi dje një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e departamenteve, ku u analizua situata e rendit dhe sigurisë publike në vend dhe u përcaktuan prioritetet e punës për periudhën në vijim. Gjatë takimit, Hita kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat policore për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e tyre në kohë dhe ndjekjen me prioritet të çdo shqetësimi të ngritur nga qytetarët. Ai theksoi se çdo rast duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe profesionalizëm deri në përfundimin e plotë të procedurave hetimore. Një tjetër fokus i diskutimit ishte rritja e efikasitetit të shërbimeve për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, forcimi i parametrave të sigurisë...
Burimi:
sot.com.al