Hetimet për komentet negative ndaj bizneseve, reagon Berisha: Njësoj si TikTok-u, po ndiqet shembulli i Ajatollahëve

Hetimet për komentet negative ndaj bizneseve, reagon Berisha: Njësoj si TikTok-u, po ndiqet shembulli i Ajatollahëve

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor institucionet shtetërore për të monitoruar dhe kontrolluar aktivitetin e qytetarëve në rrjetet sociale, në kulmin e protestave të fundit. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi këtë si një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe paralajmëroi se opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Sipas Berishës, qeveria ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe shërbimet informative që të monitorojnë veprimtarinë digjitale të protestuesve dhe të qytetarëve, jo vetëm për komentet kundër qeverisë, por edhe për vlerësimet negative ndaj bizneseve që ai i konsideron të afërta me pushtetin. Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha I tmerruar nga uragani i protestës rinore e qytetare, i damkosur...