Harta e re territoriale thellon divergjencat brenda PS, deputeti Vullnet Sinaj del kundër Ramës për shkrirjen e…

Harta e re territoriale thellon divergjencat brenda PS, deputeti Vullnet Sinaj del kundër Ramës për shkrirjen e…

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama u kujtoi kryebashkiakëve detyrën e tyre për t’u shprehur me shkrim për projektin e ndarjes së re territoriale, dje disa nga bashkitë që preken duke u shkrirë, kanë nisur të organizohen për të mbajtur zyrtarisht qëndrimin e tyre. Libohovë, PS e PD vendim unanim në Këshill, kundër shkrirjes së Bashkisë. Libohova, që sipas draftit të mazhorancës pritet t’i bashkohet Gjirokastrës, është e para që ka mbledhur këtë të hënë Këshillin Bashkiak, ku si rrallë herë të majtë e të djathë janë bërë bashkë: kundër shkrirjes së bashkisë Libohovë. Këtë qëndrim unanim të të gjithë këshilltarëve bashkiak pritet t’ia çojnë qeverisë me shpresën se vendimi i tyre do të merret parasysh. Klos, kërkohet mbledhje urgjente e Këshillit Bashkiak Edhe bashkia...