Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes

Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes

Projektligji i Partisë Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale, i cili parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, ka hapur një debat të gjerë politik dhe publik. Ndërsa mazhoranca e konsideron nismën si një hap drejt riorganizimit të pushtetit vendor, opozita dhe ekspertët shprehin rezerva për mënyrën se si është hartuar projekti. Partia Demokratike e cilëson reformën si një proces të njëanshëm, duke argumentuar se ndryshimet e propozuara nuk mbështeten në analiza të plota për problemet e qeverisjes vendore, por synojnë përfitime elektorale. Sipas opozitës, reforma duhet të ishte ndërtuar mbi konsensus dhe konsultim të gjerë me qytetarët dhe aktorët lokalë. Edhe ekspertët e qeverisjes vendore vlerësojnë se fokusi është vendosur te ndryshimi i kufijve administrativë, ndërsa sfidat kryesore, si decentralizimi, autonomia...