Grushte, shkelma dhe përleshje, publikohet momenti kur adoleshenti godet me thikë 32-vjeçarin
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të enjte në Poliklinikën e Shkodrës, ku një 32-vjeçar mbeti i plagosur rëndë me thikë pas një sherri të dhunshëm. Pas një konflikti verbal mes 32-vjeçarit Vildan Këpaca, adoleshenti Arvin Fregjaj dhe babait të këtij të fundit, situata degradoi në përleshje fizike. Pas grushteve dhe shkelmave, 18-vjeçari me iniciale A.F. nxori një thikë dhe e goditi disa herë 32-vjeçarin, duke e lënë të plagosur rëndë. Situata u qetësua pas ndërhyrjes së personave të tjerë që ndodheshin në poliklinikë. Megjithatë, 18-vjeçari e goditi sërish me thikë të riun. Sipas hetimeve paraprake, sherri, i cili nisi për motive ende të paqarta, rrezikoi të përshkallëzohej edhe më tej, pasi në ambientet e poliklinikës mbërriti i armatosur vëllai i Vildan Këpacës, Arbeni,...
Burimi:
ntv.al