Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit zyrtar, grupi dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit dhe në trafikun e lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë 6 shtetas, mes tyre dy persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale....