Goditen 8 biznese për kontrabandë dhe evazion fiskal, nën hetim edhe administratorët

Goditen 8 biznese për kontrabandë dhe evazion fiskal, nën hetim edhe administratorët

Tetë biznese, janë goditur nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se tregtonin mallra kontrabandë. Sipas policisë, në zbatim të një vendimi gjykate, u ushtruan kontrolle në 8 subjekte tregtare që ushtronin aktivitet në fushën e shitjes së produkteve të markave luksoze. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 16 telefona celularë, 10 njësi kompjuterike, një laptop, si dhe 11 çanta dhe veshje të markave luksoze, të cilat nuk dispononin dokumentacion shoqërues që të provonte origjinën dhe zhdoganimin e tyre. Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve nuk deklaroheshin pranë organeve tatimore. Ndërkohë, në një prej subjekteve u konstatua se tregtoheshin produkte pa lëshuar kupon tatimor, çka solli pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të tij. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Illegal trade”....