Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, dëshmon vëllai i Albi Bashaliut: Nuk e di kush e vrau, lajmin e mora nga televizioni

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, dëshmon vëllai i Albi Bashaliut: Nuk e di kush e vrau, lajmin e mora nga televizioni

Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar Leonard Bashaliu, vëllai i Albi Bashaliut, në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut. Bashaliu u transportua nga burgu i Peqinit, ku po vuan dënimin për vrasjen e Ylber Xhahysës. Në dëshminë e tij, ai tha se në momentin e vrasjes së të vëllait ndodhej në burgun e Elbasanit dhe lajmin e kishte mësuar nga televizioni. “Vëllai im është vrarë më 27 dhjetor 2021. Unë kam qenë në burg, në IEVP Elbasan, kur ndodhi vrasja. E mora vesh nga televizioni që ishte vrarë Albi. Nuk kam qenë mirë nga ana psikologjike dhe nuk kërkova takim me askënd. Më erdhi të më takonte mamaja, por nuk folëm për ngjarjen”, deklaroi ai. Leonard Bashaliu konfirmoi gjithashtu se është autor i vrasjes së Ylber...