Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës, shtyhet seanca
Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë është zhvilluar seanca e radhës në gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Në seancë u mor në pyetje dëshmitari Aleksandër Dodani. Ai u shpreh se me kryebashkiakun nuk ka patur kontakt. Sipas tij, Shkreli e ka marrë njëherë në telefon dhe i ka kërkuar që një mik i tij demokrat të votojë për PS-në. Ai shtoi se Shkreli nuk e ka kërcënuar. Pas dëshmisë prokurori Dritan Prençi kërkoi kohë që të paraqesë provat shkresore dhe shtyrjen e seancës. Seanca u shty për më 14 korrik në orën 14:00. Diskutimet në seancë: Aleksandër Dodani: E njoh Kristjan Shkrelin është kryetari i Bashkisë tonë. Unë nuk kam patur kontakt me Kristjanin, ai më ka marrë në telefon...
Burimi:
sot.com.al