Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar të Fatime Kryemadhit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit për të kundërshtuar vendimin që nuk i lejoi të tërhiqej nga gjykimi i shkurtuar. Vendimi u mor këtë të martë nga Kolegji Penal, i cili la në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Kryemadhi kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të 15 qershorit, pasi kërkesa e saj për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar nuk ishte pranuar nga GJKKO. Me vendimin e Gjykatës së Lartë, procesi gjyqësor do të vijojë sipas procedurës së vendosur më herët. Në dosjen e SPAK, Fatime Kryemadhi akuzohet se nuk justifikon burimin e 98 mijë eurove, 246 mijë dollarëve, 100 mijë eurove të deklaruara si pagesa nga kompania “Agi Cons” për shlyerjen...
Burimi:
gijotina.com