GJKKO shpall fajtorë katër të pandehur për shitblerje të votave në zgjedhjet e vitit 2021

GJKKO shpall fajtorë katër të pandehur për shitblerje të votave në zgjedhjet e vitit 2021

Katër persona janë dënuar nga Gjykata e Posaçme për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ndoc Guri, pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, është dënuar me 2 vite e 8 muaj shërbim prove. Me të njëjtën masë është dënuar edhe Arben Kolaj, të cilit i është pezulluar ekzekutimi i dënimit dhe është vënë në provë për të njëjtën periudhë, me detyrimin që të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe të mos kryejë vepra të tjera penale. Ndërkohë, Ndrek Lera është dënuar me 4 vite shërbim prove, ndërsa Ilir Sokoli do të kryejë 120 orë punë në interes publik, brenda gjashtë muajve nga marrja formë të prerë e vendimit. Sipas SPAK, Ndoc Guri dhe Arben Kolaj akuzohen për korrupsion pasiv...