GJKKO jep dënimin e parë për Pëllumb Gjokën, vetëm 6 vite burg për biznesmenin e lidhur me bandat
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”. Ky konsiderohet dënimi i parë ndaj Gjokës në këtë procedim penal, i cili lidhet me një pjesë të akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Sipas vendimit të gjykatës, Gjoka u shpall fajtor për akuzat e “sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve Kleanthi Musabelliu, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici. Ai gjithashtu u deklarua fajtor për “korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë” dhe për pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal”. Fillimisht, GJKKO caktoi ndaj biznesmenit një dënim prej 9 vitesh burgim. Megjithatë, për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar,...
Burimi:
sot.com.al