GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarët e grupit që kultivoi 1.8 ton kanabis në Berat

GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarët e grupit që kultivoi 1.8 ton kanabis në Berat

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKK) ka dënuar me një total prej 111 vitesh e 8 muaj burg 17 anëtarët e një grupi kriminal që kultivoi kanabis në sera në Berat gjatë vitit 2022. Sipas SPAK, aktiviteti kriminal kishte nisur që në dhjetor të vitit 2021 dhe u zhvillua gjatë periudhës qershor-nëntor 2022. Nga hetimet rezultoi se grupi përfitoi rreth 1.7 deri në 1.8 ton kanabis sativa, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan 870 kilogramë kanabis. Prokuroria e Posaçme ka identifikuar Blerim Xhekën dhe Sadetin Hasajn si organizatorët dhe drejtuesit e grupit kriminal, i cili merrej me kultivimin, përpunimin dhe trafikimin e lëndës narkotike. Vendimi i GJKKO parashikon dënime të ndryshme për të pandehurit, ndërsa për disa prej tyre është aplikuar gjykimi...