Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme (31 korrik) në qytetin e Gjirokastrës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi mori njoftim për një zjarr në lagjen Zinxhira, ku po digjeshin ferra, barishte dhe mbeturina. Me mbërritjen në vendngjarje, grupi i shërbimit ndërhyri menjëherë, duke bërë të mundur izolimin e vatrës dhe duke mos lejuar përhapjen e flakëve.Falë ndërhyrjes në kohë, zjarri u vu plotësisht nën kontroll dhe u shua pa shkaktuar dëme. gijotina.com/