Gjenden dhe asgjësohen 300 bimë kanabis në Dibër, arrestohet një 43-vjeçar, i sekuestrohet arma e zjarrit
Një Dibër janë gjetur dhe asgjësuar 300 bimë kanabis në një zonë të pyllëzuar. Për pasojë është arrestuar një 43-vjeçar nga Tirana, i cili ruante bimët narkotike me armë zjarri. Në njoftimin e policisë thuhet se “Kishte kultivuar 300 bimë narkotike kanabis në një zonë të pyllëzuar dhe i ruante i armatosur, falë veprimeve të mirëorganizuara policore kapet dhe vihet në pranga autori. Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën ruante parcelën dhe asgjësohen 300 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen, që në fazë fillestare, të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”,...
Burimi:
top-channel.tv