Gjarpër në qendër të Fierit, kalimtarët mbeten të habitur nga vizitori i pazakontë

Gjarpër në qendër të Fierit, kalimtarët mbeten të habitur nga vizitori i pazakontë

Momente të pazakonta janë regjistruar në qendër të qytetit të Fierit, ku një gjarpër është shfaqur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Prania e tij ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët janë ndalur për të parë nga afër zvarranikun. Gjarpri është larguar nga zona pas pak minutash pasi u konstatua. Ngjarja ka ngjallur reagime dhe komente të shumta mes qytetarëve, pasi raste të tilla në qendër të qytetit janë të rralla. Ekspertët e mjedisit shpjegojnë se temperaturat e larta dhe ndryshimet në habitatet natyrore mund të bëjnë që zvarranikët të afrohen pranë zonave të banuara.