Furnizonte shtetas të tjerë me kokainë për ta shpërndarë në kryeqytet, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Zonat”. Vihet në pranga një shtetas, i cili dyshohet se furnizonte shtetas të tjerë me lëndë narkotike kokainë, për ta shpërndarë në doza në zona të ndryshme të Tiranës. Sekuestrohen mbi 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa vijojnë hetimet dhe operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Si rezultat i kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Zonat”, u godit një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. C., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në rrugën “Skënderbej”....
Burimi:
top-channel.tv